Skip to content

Emocion i fortë/ Luizi surprizohet nga vajza e tij në vendin ku tre vite më parë i këndoi dashurisë për Kiarën

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur nga ekrani.

Luizi, fituesi i BBVIP 2, doli nga ambientet e shtëpisë dhe pikërisht aty, ku tre vite më parë këndoi këngën e tij të famshme për Kiarën “Me Ty”, ai u surprizua nga Kiara dhe vajza e tij, Luna Mari.

Banori nuk i përmbajti lotët, teksa me një mesazh për banorët ai tha: “Ja çfarë fitova nga Big Brother.

Më besoni, njerëzit jashtë duan më shumë këtë se çdo gjë tjetër. Kështu që dashuroni, dashuroni, dashuroni”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *