Marrëdhënia mes dy kunatave në Big Brother, Selin dhe Greta, po përkeqësohet dita-ditës. Një situatë e ndjeshme ka çuar raportin e tyre drejt tensionit dhe përçarjes, ndërsa mosmarrëveshjet për lojën dhe sjelljen e secilës e bëjnë atmosferën brenda shtëpisë gjithnjë më të komplikuar.
Selin ka shprehur frustrimin e saj: “Sot është dita e tretë që Greta nuk ka asnjë kontakt me mua. As nuk ka ardhur të më pyetë si jam. Nuk çuditem më. Gjatë javës më flet normalisht, por në prime sjellja është krejt tjetër. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, por Greta nuk ishte aty. Pashë një nuancë qeshjeje nga ana e saj. Mbase ka dashur të më largojë nga loja dhe të bëhet ajo protagoniste. Po ashtu, la një koment të shëmtuar te grimi, duke thënë për qerpikët dhe buzët e mia që ishin fallso.”
Nga ana e saj, Greta ka reaguar duke mohuar akuzat dhe duke e vendosur një kufi të qartë: “A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu. Nuk ka lidhje, ti e ktheve situatën. Më vjen keq, por nuk kam më lojë me ty. Kjo mbyllet këtu, mos vini tek unë.”
Luizi ka komentuar situatën duke theksuar inteligjencën e Gretës, por edhe tensionin që ndjehet: “Greta është shumë e zgjuar, por duket sikur dikush i ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të qëndrosh në hije, duke marrë rolin e ‘kunatës së saj’. Pyetjet e mia kanë qenë për të kuptuar nëse e di për lidhjen e fundit të Selinës dhe si ndikon kjo në qëndrimin e saj.”
Situata mbetet e tensionuar dhe fansat e Big Brother presin me padurim për të parë se si do të përfundojë përplasja mes dy kunatave.

Be First to Comment