Skip to content

“Shkonte përditë te varri i saj dhe qante”, E TRISHTË, burri i jep fund jetës pasi nuk përballoi dot vdekjen e bashkëshortes (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vashtëmi të Maliqit, ku një 61-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Ismail Ismaili është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte së bashku me nënën e tij.

Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës pas një periudhe të vështirë emocionale, e lidhur me humbjen e bashkëshortes rreth tre muaj më parë.

Burime nga zona bëjnë me dije se 61-vjeçari e kishte përjetuar rëndë këtë humbje dhe se prej asaj kohe ishte izoluar emocionalisht. Ishte nëna e tij ajo që e gjeti të pajetë, ndërsa fëmijët e viktimës jetojnë jashtë vendit.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *