Skip to content

“Hashim Thaçi nuk ishte themelues i Shtabit Qendror e as të Përgjithshëm të UÇK-së”

Avokati mbrojtës Luka Mistiq ka deklaruar se Hashim Thaçi nuk ishte themelues i Shtabit Qendror e as të Përgjithshëm të UÇK-së.

Mistiq i ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë speciale duke u mbështetur në deklaratat e dëshimtarëve.

“Thaçi nuk kontrollonte komunikatat publike të UÇK-së në terren. Thaçi nuk mund ta kontrollonte cfarë bënin ushtarët në terren. Thaçi nuk është themelues I shtabit qendror as të përgjithshëm këtë e ka thënë edhe dëshimtari Nait Hasani.Por ka qenë një nga themeluesit e UÇK-së si lëvizje”, deklaroi Mistiq, përcjell Insajderi.

Tutje ai tha se ZPS pretendon se Hashim Thaçi drejtonte drejtorinë politike nga qershori ‘98 por kjo u demantua nga dëshmitari Bislim Zyrapi i cili dëshmoi se Thaçi merrej me media dhe me marrëdhënie me publikun nga nentori i viti ’98. /Insajderi.org

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *