Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e lëkundjeve ka qenë rreth 11 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth, por deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Lëkundjet kanë qenë të shkurtra, por mjaftueshëm të perceptueshme për banorët, të cilët kanë reaguar edhe në rrjete sociale duke konfirmuar ndjesinë e tërmetit.
Kujtojmë se vetëm një natë më parë, një tërmet më i fortë me magnitudë 4.9 ballë goditi jugun e Kosovës, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, duke rritur ndjeshëm vëmendjen dhe shqetësimin për aktivitetin sizmik në rajon.

Be First to Comment