Skip to content

Leart Vasili bën reagimin e papritur për produksionin pas videos së bërë publike

Pas zhurmës së madhe që shpërtheu në rrjet lidhur me largimin e tij nga “Për’puthen”, Laert Vasili ka reaguar për herë të parë, por jo me një deklaratë të drejtpërdrejtë.

Aktori dhe opinionisti ka zgjedhur një mënyrë ironike për t’iu përgjigjur situatës, përmes një postimi në Instagram. Në Instastory, ai shfaqet i ulur në kolltukun e opinionistit, i qeshur dhe i relaksuar, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore ikonike e filmit “The Godfather”.

Zgjedhja e kësaj muzike është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh simbolik dhe sfidues ndaj kritikave dhe reagimeve të forta që pasuan incidentin në studio. Melodia dramatike është parë si një përpjekje për të treguar qetësi dhe indiferencë përballë situatës.

Ky reagim vjen pasi u raportua se Laert Vasili është përjashtuar nga programi pas një veprimi të papërshtatshëm ndaj konkurrentes Esme, gjatë një momenti të tensionuar në studio. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë në rrjetet sociale.

Deri më tani, Vasili nuk ka dhënë një sqarim të drejtpërdrejtë apo ndjesë publike lidhur me incidentin, duke lënë hapur diskutimet dhe interpretimet mbi qëndrimin e tij.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *