Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndjehen edhe gjatë transmetimit live në “Këndin e Debatit”
Një tërmet ka goditur Kosovën mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Dridhjet janë vërejtur edhe gjatë transmetimit live në studion e emisionit “Këndi i Debatit”, ku për disa çaste është ndërprerë rrjedha normale e diskutimit.
Sipas raportimeve të para, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet përkatëse pritet të dalin me njoftime shtesë lidhur me magnitudën e tërmetit dhe epiqendrën e tij.
Be First to Comment