Skip to content

Refuzohet kërkesa e Murselit për të folur me fëmijët në Suedi përmes Pacollit

I akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Naim Murseli, i ka kërkuar Gjykatës që t’i lejohet komunikimi me fëmijët e tij që ndodhen në Suedi. Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, bëri të ditur gjatë seancës së së mërkurës – ku Murseli po vazhdon të japë mbrojtjen – se për këtë kërkesë po zhvillohen konsultime me autoritetet suedeze dhe çështja mbetet në shqyrtim.

Ndërkohë, Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për të biseduar me biznesmenin Behgjet Pacolli, për të cilin Murseli kishte punuar më herët si këshilltar. Po ashtu, nuk është aprovuar as kërkesa për komunikim me dhëndrin e tij.

Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen për motive hakmarrjeje dhe përfitimi financiar, duke i premtuar Plavës 30 mijë euro për kryerjen e krimit. Ndërsa Kokalla akuzohet për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

I akuzuari i katërt, Tom Dodaj, i cili dyshohet se u ka shitur armën Murselit dhe Plavës për 280 euro, ka pranuar fajësinë. Gjykata Themelore e dënoi me pesë vjet burgim, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin në tre vjet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *