Policia e Kryeqytetit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa të dyshuarve për grabitje
Sektori i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të mundësonin identifikimin dhe lokalizimin e disa personave të dyshuar.
Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Kosovës, personat në fjalë dyshohen për përfshirje në veprën penale “Grabitje”. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore, të cilat janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka apeluar tek qytetarët që, nëse posedojnë çfarëdo informate që mund të ndihmojë në identifikimin apo kapjen e të dyshuarve, ta ndajnë atë me autoritetet.
“Të nderuar qytetarë, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com
”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.


Be First to Comment