Atletico “shkatërron” Barcelonën në pjesën e parë, Alvarez shënon të katërtin (VIDEO)
Madrid, 12 Shkurt 2026, 21:51 – Atletico Madrid po zhvillon një paraqitje spektakolare ndaj Barcelonës, duke dominuar plotësisht në pjesën e parë të takimit.
Skuadra madrilene ka arritur të realizojë plot katër gola brenda 45 minutave të para, duke lënë Barcelonën pa reagim dhe duke krijuar epërsi të thellë që para pushimit.
Golin e katërt për Atleticon e shënoi Julian Alvarez në minutën 45+2, duke përmbyllur një pjesë të parë të jashtëzakonshme për vendasit. Sulmuesi argjentinas shfrytëzoi një rast të mirë brenda zonës dhe nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.
Barcelona është shfaqur e pafuqishme përballë presionit dhe organizimit të skuadrës së Diego Simeones, e cila po kontrollon lojën në çdo repart.
Mbetet të shihet nëse katalunasit do të arrijnë të reagojnë në pjesën e dytë, apo Atletico do të vazhdojë me të njëjtin ritëm drejt një fitoreje bindëse.
VIDEO me golin e Alvarez dhe momentet kryesore po qarkullon në rrjetet sociale.
— Moses Caicedo #CFC (@Goalsclipz1) February 12, 2026
Be First to Comment