Skip to content

Aksident trafiku, 5 të lënduar

Pesë të lënduar në një aksident mes kamioni dhe veture në Poterq të Klinës

Klinë – Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Poterq të Klinës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Rastin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

“Sot rreth orës 14:55 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Poterq të Klinës. Në aksident ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin ndihmën e nevojshme. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet fillestare, ndërsa për një kohë qarkullimi në atë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *