Skip to content

Gjyqtari i Speciales kotet pak në seancë, teksa avokati i Veselit po e jep fjalën përfundimtare

Gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë është duke vazhduar.

Megjithatë, fjalët e gjata, duket se e kanë ‘molisur’ njërin prej gjyqtarëve.

Fjala është për Kristof Barthe, i cili është parë teksa ‘kotet’ pak.

Hagë – Seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës është ndërprerë për pak minuta këtë të enjte, teksa avokati mbrojtës i Kadri Veselit po paraqiste fjalën e tij përfundimtare.

Ndërprerja u bë me urdhër të trupit gjykues, i cili njoftoi se seanca do të rifillonte pas një pauze të shkurtër. Nuk u dhanë menjëherë detaje shtesë mbi arsyen e ndërprerjes, ndërsa në sallë mbizotëroi qetësi para rifillimit të procedurës.

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse, avokati i Veselit po paraqiste argumentet e mbrojtjes, duke theksuar qëndrimin se klienti i tij është i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Prokuroria e Specializuar. Ai po kërkonte nga trupi gjykues që të vlerësojë provat dhe dëshmitë në tërësi, duke pretenduar se ato nuk e mbështesin aktakuzën.

Seanca pritet të vazhdojë me pjesën e mbetur të fjalës përfundimtare të mbrojtjes, ndërsa më pas procedura do të kalojë në fazën e shqyrtimit nga trupi gjykues, i cili në një moment të mëvonshëm do të shpallë aktgjykimin.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka tërhequr vëmendje të madhe publike në Kosovë dhe më gjerë, me seanca që po ndiqen nga familjarë, përfaqësues institucionalë dhe media.
PER FOTO KLIKO KETU

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *