Panik në ajër: Shpërthim në motorin e avionit, pasagjerët filmojnë momentin dramatik
Momente paniku janë përjetuar nga pasagjerët e një fluturimi në Nigeri, pasi një nga motorët e avionit ka pësuar dëmtime të rënda pas një shpërthimi në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në një fluturim të kompanisë Arik Air, i cili ishte nisur nga Lagosi me destinacion Port Harcourt. Videoja e publikuar nga pasagjerët në bord tregon motorin e majtë të avionit të dëmtuar rëndë, ndërsa aeroplani vazhdonte fluturimin.
Pamjet dramatike kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim te udhëtarët, të cilët kanë përjetuar momente tensioni deri në ndërhyrjen e pilotit.
Për shkak të situatës, piloti ka marrë vendim për ulje emergjente në qytetin Benin, duke arritur të aterojë në mënyrë të sigurt.
Sipas raportimeve, në bord ndodheshin rreth 80 pasagjerë dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe dëmtimit të motorit.
Be First to Comment