Ndarja e Lumi B? Çfarë po ndodh me martesën e reperit kosovar
Pak muaj më parë në media qarkulluan raportime për një krizë në martesën e reperit kosovar Lumi B me bashkëshorten e tij, Mirandën.
Zërat për ndarje u mohuan asokohe nga Miranda, e cila publikoi fotografi dhe video të përbashkëta me reperin, menjëherë pasi nisën raportimet në media, duke lënë të kuptohej se gjithçka ishte në rregull mes çiftit, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur se ata nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se martesa e tyre tashmë ka përfunduar.
Deri në këto momente nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Lumi B apo Miranda lidhur me raportimet e fundit, ndërsa mbetet të shihet nëse ata do të sqarojnë publikisht situatën në ditët në vijim.

Be First to Comment