Një person është plagosur një person nga arma e zjarrit.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, është duke u trajtuar një person ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës Shpend Fazliu.
I njëjti ka bërë të ditur edhe se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.
‘’Ju konfirmojmë se në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent, një rast( 1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!’’, ka njoftuar ai.
Be First to Comment