Skip to content

Sulmohet nga qentë motra medicinale, pamje të rënda

Një motër medicinale e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, F.K. 61 vjeçe, u sulmua dje rreth orës 17:20 nga një grumbull qensh endacakë ndërsa po shkonte drejt repartit të saj përpara një transfuzioni të gjakut.

Sipas burimeve të Sinjalit nga të afërmit e saj, falë ndërhyrjes së qytetarëve që ndodheshin aty pranë, viktima u transportua menjëherë në Emergjencë.

Aktualisht, ajo po trajtohet në Klinikën Infektive për të verifikuar nëse është helmuar nga kafshimi i qenve.

“Motra jonë medicinale, F.K., po shkonte sot rreth orës 17:20 në repartin e Kirurgjisë Abdominale përpara transfuzionit të gjakut, kur një grumbull qensh endacakë e sulmoi. Falë ndërhyrjes së qytetarëve që ndodheshin aty pranë, ajo u dërgua menjëherë në Emergjencë. Aktualisht po trajtohet në Klinikën Infektive për të verifikuar nëse ka marrë helmim nga kafshimi. Policia ka nisur rastin dhe do të vazhdojë procedurat sapo të stabilizohet dhe të rehabilitohet. Për momentin, fokusimi kryesor është trajtimi i plagëve”. tha i afërmi i saj për Sinjalin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në oborrin e QKUK stafi mjekësor si dhe qytetarët përballen me sulme nga grumbuj qenesh endacakë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *