Skip to content

E rëndë: Vritet një 25 vjeçar shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi orët e para të mëngjesit në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e Pisa, ku viktimë mbeti një 25-vjeçar shqiptar me inicialet K.M.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po udhëtonte si pasagjer në një automjet së bashku me kushëririn dhe një mik të tij, kur një tjetër mjet është afruar paralelisht me ta. Nga makina tjetër është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke shkaktuar pasoja fatale për 25-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të ndodhur pak më herët në një klub nate në zonë, megjithatë rrethanat e plota mbeten ende të paqarta. Gjendja shëndetësore e dy personave të tjerë që ndodheshin në automjet nuk është bërë ende e ditur.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona. Autoritetet po punojnë për të mbledhur prova dhe për të sqaruar motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *