Ditën e djeshme është zhvilluar një aksion i koordinuar me Policinë e Kosovës, për kontroll në katër lokacione: dy subjekte ekonomike me aktivitet argjendarie dhe dy shtëpi banimi.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, njoftoj se në Pejë janë sekuestruar mbi 45 kg ar, dhe se, ky inspektorat si dhe institucionet e sigurisë kanë zbuluar shkelje të rënda në tregun e metaleve të çmuara.
Hetimet përgatitore nga policia kanë vazhduar për gjashtë muaj dhe kanë pasur fokus kryerjen e veprave penale të mashtrimit me blerës dhe kontrabandimit të mallrave.
ADVERTISING
Në njoftim e Inspekroratit shtohet edhe se, aksioni është bërë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës – Njësia Kundër Kontrabandës.
“Tregtimi i metaleve të çmuara pa shenjëzim nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës si dhe pa dokumentacion të rregullt përbën shkelje të rëndë dhe të ndëshkueshme. IQMT paralajmëron të gjithë operatorët ekonomikë se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe ndaj çdo parregullsie do të ndërmerren masa rigoroze ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, tha Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.





Be First to Comment