Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha u shfaq në studio ku zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me opinionistët, duke reflektuar mbi përvojën e tij brenda formatit, sfidat që përjetoi dhe momente nga jeta personale.
Gjatë rrëfimit, ai përmendi edhe disa autorë për të cilët pretendoi se i kishte lexuar, deklaratë që shkaktoi reagim të menjëhershëm në panel.
Olta Gixhari nuk e kurseu ironinë dhe e kundërshtoi hapur, duke i thënë me tone të forta se po ekzagjeronte dhe se nuk e besonte aspak, ndërsa studioja u mbush me tension dhe reagime nga të pranishmit.
Be First to Comment