Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara rreth orës 00:11 sot në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ndaj shoferit D.H., 19-vjeçar, është shqiptuar gjoba 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë shoferit për gjashtë muaj, shkruan Insajderi
“Në zonën me kufizim prej 50 km/h. shoferi D.H. (19 vjeç), me veturën VW Golf 7, ngjyrë hiri, me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 6 muaj”, njofton PK’ja.
Matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të policisë, bëhet e ditur në njoftim.
Be First to Comment