Itali – Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga ballkoni i një banese, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej me nxitim.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur burri dyshohet se kishte hyrë në banesë me qëllim vjedhjeje së bashku me dy persona të tjerë. Situata ka eskaluar në momentin kur pronarët e shtëpisë kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim për t’i trembur dhe për t’i larguar.
I frikësuar nga të shtënat, 46-vjeçari ka tentuar të arratiset përmes ballkonit, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia, duke pësuar lëndime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa janë në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët arritën të largohen nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë.
Be First to Comment