Një situatë e tensionuar është regjistruar pak minuta më parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku një debat verbal mes banorëve ka eskaluar papritur. Gjithçka nisi në momentin kur Klodi po fliste për atë që ai e quajti “pëlqim” të Benitës ndaj Toneyt, deklaratë që duket se e revoltoi banoren.
E irrituar nga insistimi i tij, Benita reagoi me tone të larta duke i kërkuar të ndalonte, ndërsa në kulmin e nervozizmit shtyu edhe një karrige që ndodhej pranë saj. “Ndalu mo, ndalu mo me atë pëlqim”, dëgjohet të thotë ajo, teksa Klodi e shikonte pa reaguar menjëherë.
Momenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve të tjerë dhe pritet të diskutohet më gjerësisht gjatë transmetimit, ndërsa publiku mund ta ndjekë videon për të parë gjithë zhvillimin e situatës.
Be First to Comment