Pas takimit emocional për Ditën e Shën Valentinit mes Artan Kolës dhe bashkëshortes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP, një detaj i vogël, por i papritur, ka bërë që rrjeti të “shpërthejë” në komente.
Takimi mes çiftit u shoqërua me lule, përqafime dhe puthje, duke dhuruar një nga momentet më të ngrohta dhe romantike të këtij edicioni. Artani u shfaq i prekur, ndërsa bashkëshortja e tij i qëndroi pranë me shumë dashuri, duke krijuar përshtypjen e një çifti të lumtur dhe të bashkuar.
Megjithatë, ajo që nuk u vu re menjëherë gjatë transmetimit, por u kap shpejt nga ndjekësit më të vëmendshëm, ishte momenti kur bashkëshortja e Artanit, gjatë fjalës së saj, nisi të përshëndeste publikisht disa persona nga jashtë shtëpisë. Mes emrave të përmendur ishte edhe sipërmarrësi ku ajo punon, Nikolini, si edhe disa emra të tjerë.
Ky veprim ka ndezur menjëherë debatet në rrjetet sociale. Shumë komentues kanë reaguar duke thënë se ai moment ishte i dedikuar vetëm për çiftin dhe ndjenjat e tyre, dhe jo për përshëndetje personale apo profesionale. Sipas tyre, “nuk ishte as vendi dhe as momenti i duhur”.
Madje, reagimet kanë shkuar edhe më tej, duke e krahasuar situatën me skeçe humori, konkretisht me “çiftin e lumtur” nga Portokallia, duke ironizuar mënyrën se si u zhvillua momenti.
Pavarësisht kritikave, të tjerë ndjekës e kanë parë situatën si një gjest spontan dhe pa qëllim negativ, duke theksuar se emocionet e momentit mund të çojnë në reagime të tilla.
Sidoqoftë, detaji i vogël ka mjaftuar që takimi romantik të kthehet në një nga temat më të komentuara në rrjet, duke treguar edhe një herë se në Big Brother VIP, çdo fjalë dhe çdo gjest analizohet në detaje.
Be First to Comment