Skip to content

Surprizë për fansat — Adrola dhe Capital T pranojnë publikisht dashurinë(FOTO)

Pas shumë vitesh aludime dhe thashetheme në median rozë, modelja e njohur Adrola Dushi dhe reperi Capital T kanë vendosur t’i japin fund dilemave duke zyrtarizuar romancën e tyre.

Pikërisht në ditën e të dashuruarve, çifti ka zgjedhur të ndajë me publikun foton e parë zyrtare së bashku.

Në imazhin e publikuar, ata shfaqen mjaft të afërt dhe të buzëqeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Adrola mban në dorë një trëndafil të kuq, simbol i kësaj dite.

Ky postim ka marrë menjëherë vëmendjen e rrjetit, pasi fansat e prisnin prej kohësh këtë konfirmim nga dyshja, e cila deri më tani ishte treguar hermetike lidhur me jetën e tyre private.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *