Skip to content

“Eja në finale…” – Londrimi me ftesë për Gjestin

Një moment interesant dhe plot humor është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ku banori Londrimi i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë këngëtarit Gjesti.

Gjatë transmetimit live, Londrimi u shpreh se një nga dëshirat e tij më të mëdha, në rast se arrin të shkojë në finale, është rikthimi i Gjestit në shtëpi, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër prej 24 orësh.

“E di që të bie t’i përjetosh traumat, por edhe ne jemi duke vuajtur njëjtë, kështu që të lutem eja,” u shpreh ai me humor, duke lënë të kuptohet se prania e Gjestit mungon brenda shtëpisë.

Deklarata e tij u prit me të qeshura dhe reagime nga banorët e tjerë, ndërsa publiku në rrjete sociale nisi menjëherë diskutimet për një rikthim të mundshëm të ish-banorit, qoftë edhe simbolik.

Mbetet të shihet nëse produksioni do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe nëse Gjesti do të pranojë ftesën për t’u rikthyer për një vizitë të shkurtër në shtëpinë më të famshme në vend.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *