Skip to content

LAJMI I FUNDIT: 30 deputetë zviceranë nënshkruajnë një rezolutë për Thaçin dhe të tjerët

Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës dorëzohet në Gjykatën Speciale – Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës pritet të dorëzohet në Gjykatën Speciale, përmes së cilës kërkohet drejtësi dhe trajtim i paanshëm për ish-krerët e UÇK-së.

KosovaPress ka siguruar dokumentin në fjalë, i cili mban nënshkrimet e 30 deputetëve zviceranë nga parti të ndryshme politike. Rezoluta pritet të dorëzohet nesër, në orën 11:00, nga veprimtari Sali Bislimi, në ambientet e Gjykatës Speciale.

Në përmbajtjen e saj, deputetët zviceranë kërkojnë që kjo gjykatë të veprojë me drejtësi të plotë, të respektojë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të garantojë paanshmëri dhe barazi në proceset gjyqësore.

Sipas njoftimit, kjo rezolutë ishte adresuar tri vjet më parë Qeverisë zvicerane dhe tashmë do t’i dorëzohet edhe Dhomave të Specializuara të Kosovës, si shprehje e qëndrimit të nënshkruesve lidhur me proceset që po zhvillohen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deputetët që kanë mbështetur këtë dokument vijnë nga të gjitha spektrat politike në Zvicër, çka sipas organizatorëve, tregon një interesim më të gjerë institucional për çështjen.

Dorëzimi i rezolutës pritet të bëhet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi zyrtar i këtij institucioni.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *