Sipas parashikimit të Institutit meteorologjik, vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm gjatë ditëve në vijim, me alternime vranësirash, intervalesh me diell dhe reshje shiu e bore. Ja parashikimi i detajuar ditor:
E martë:
Moti parashihet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 1°C, ndërsa maksimalet nga 2 deri 4°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.
E mërkurë:
Parashihet mot i vranët me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale mbeten -1 deri 1°C, ndërsa maksimalet rriten në 5 deri 8°C. Era kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.
E enjte:
Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale zbresin në -4 deri -2°C, ndërsa maksimalet arrijnë 7 deri 10°C. Era nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.
E premte:
Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen -2 deri 0°C, ndërsa maksimalet 5 deri 8°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
Në përgjithësi, java pritet të karakterizohet nga temperatura të ulëta në mëngjes dhe kushte të ndryshueshme gjatë ditës, ndaj rekomandohet kujdes në qarkullim për shkak të mundësisë së reshjeve dhe rrugëve të lagështa apo të ngrira.
Be First to Comment