Një situatë e tensionuar dhe plot akuza ka shpërthyer në emisionin e improvizuar “Big Brother Radio”, i moderuar nga Selin dhe Arditi, ku të ftuar ishin Miri dhe Kristi.
Ashtu siç pritej, Miri nuk e kurseu aspak gjuhën e ashpër, duke shfrytëzuar mikrofonin për të hedhur akuza të forta ndaj disa prej banorëve të shtëpisë, të cilët sipas tij nuk kanë asnjë vlerë në lojë.
“Kësaj shtëpie nuk i duhen njerëz që e hanë bukën kot. Njerëz që kanë hyrë me një qëllim dhe po përdorin 600 të tjerë, duke ndërruar fytyrën, maskën dhe duke bërë pabesi ndaj atyre që i kishin në krah me sinqeritet,” – u shpreh Miri me tone të revoltuara.
LAJME TË FUNDIT Motra e Bes Kallaku zbulon të dashurën e tij – fotoja që po çmend rrjetin (FOTO)
Kur Selin i kërkoi që të fliste me emra konkretë, ai nuk hezitoi aspak. Miri përmendi hapur Gretën, Shëndritin dhe Mateon, duke i akuzuar për lojë të dyfishtë dhe mungesë sinqeriteti.
Por goditja më e fortë erdhi pikërisht ndaj vetë Selinës, moderatores së emisionit. Miri e akuzoi drejtpërdrejt për tradhti dhe “thikë pas shpine” ndaj aleancës që, sipas tij, kishin ndërtuar bashkë brenda shtëpisë.
LAJME TË FUNDIT Rrihet Suada Muça, personazhi i TikTok-ut dhunohet nga disa vajza (VIDEO)
“Mos ta harrojmë edhe Selinën, që bëri thikë pas shpine për këtë lojë që ne e kishim nisur bashkë dhe e kishim të sinqertë. Nuk duhet të ishe për këtë shtëpi,” – përfundoi ai, duke e lënë studion në heshtje.
LAJME TË FUNDIT “Unë kam rreziku për Gjestin, po më doli çun legen!” – Shpërthen Stresi në emisionin (VIDEO)
Deklaratat e forta kanë ndezur menjëherë rrjetin, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin hapur Mirin dhe atyre që e akuzojnë për arrogancë dhe sulme personale.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja në lojë apo reagim nga produksioni i “Big Brother VIP”.

Be First to Comment