Monumenti “NEWBORN” për 18 vjet është ikona e Prishtinës. Ky monument u zbulua në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa pamja e tij ndryshon çdo vit.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili në emisionin “Ora Shtatë” tha se çdo vit e përjeton ndryshe këtë ikonë të kryeqytetit, sipas tij, ndonjëherë mërzitet, ndonjëherë pikëllohet e ndonjëherë edhe është i buzëqeshur, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, ai tha se në përgjithësi është i rraskapitur.
Pos tjerash, Ismaili tregoi se si lindin idetë për të krijuar çdo vit një pamje të re për monumentin.
Po ashtu, ai foli edhe për vështirësitë që ka deri në realizimin e këtij monumenti, pasi sipas tij, puna është krejtësisht vullnetare.

Be First to Comment