Skip to content

Tragjedi ne vend, nje grua gjendet e pajete, dyshohet se ajo…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Esakaj të Lushnjës, ku një grua 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa një ditë më parë, ndërsa familjarët kishin nisur kërkimet për ta gjetur. Ajo u zbulua paraditen e sotme në një kanal vaditës, pa shenja jete.

Nga hetimet e para dyshohet se 86-vjeçarja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka rënë në kanal, duke humbur jetën nga mbytja.

Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës, duke rikthyer vëmendjen te rreziku që paraqesin kanalet vaditëse, sidomos për të moshuarit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *