Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë më të famshme në vend, ku Aurora iu drejtua Elijonës me një deklaratë të fortë, duke i thënë se sapo të përfundojë aventura në këtë format, Klodi do të jetë ai që do t’i lutet asaj jashtë.
Megjithatë, Klodi e mohoi prerë këtë pretendim, duke kundërshtuar deklaratën e saj dhe duke theksuar se situata nuk është aspak ashtu siç u paraqit. Ai madje solli në vëmendje edhe një bisedë të mëhershme mes tij dhe Elijonës, ku sipas tij, ishte vetë ajo që kishte shprehur pasiguri dhe kishte thënë se ndoshta ai nuk do t’i fliste më jashtë shtëpisë.
Debati ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe kuriozitetin për raportin mes tyre, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të radhës.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e plotë më poshtë.
Be First to Comment