Skip to content

Moment i rëndë televiziv: Xhuli bën pretendime tronditëse për Vedat Bajrami

Juliana Nura ka bërë deklarata të forta dhe të papritura ndaj aktorit shqiptar, Vedat Bajrami, gjatë pjesëmarrjes së saj në “Shok Podcast” me ish-kolegun e saj nga Big Brother VIP Kosova 1, Fisnik Juniku.

Ajo dhe Vedati ishin kundërshtarë të fortë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova 1, teksa është pyetur nëse ka ndonjë shans që ndonjëherë ajo dhe ish-aktori i “Stupcave” të ulen për kafe dhe t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit, ajo e përjashtoi si mundësi.

Në intervistë, Nura tha se nuk ka ndër mend të takohet ose të pijë kafe me Bajramin për të sqaruar marrëdhënien e tyre, përveç rastit kur ai kërkon publikisht falje.

“Unë sqarohem me të dhe pi kafe vetëm kur ai i bie pishman për atë që ka thënë dhe kërkon publikisht falje, sepse është baba i dy vajzave vet”.

Ajo shtoi: “Edhe tani, për atë që kam dëgjuar për të, që jeton jashtë, kam edhe fakte. Unë s’kam nevojë as të ulem me të.

Një njeri aq i ulët, që i ka letrat me një rumune në Itali, që e rrah gruan e vet. Këto nuk janë aludime por janë të vërteta, që i kam parë me letra”.

Juliana nuk kurseu as akuza serioze për sjelljet e Bajramit: “Një njeri që përdor gjëra narkotike, një njeri që vjedh dhe i ka lënë shokët e ekipës së tij pa para, ua ka vjedhur paratë, për mua ai nuk është njeri”.

Ajo nënvizoi gjithashtu sigurinë e saj mbi informacionet që kishte: “Të vërteta sepse i kam parë me fakte, sepse po të mos ishin faktet, nuk do të flisja publikisht, sepse duhet të jesh i kujdesshëm kur flet publikisht sepse mund të të vijë padia, e kur të vjen padia, ja vendos letrat: ‘ja ku i ke me fakte’”.

Deklaratat e Julianës kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur një debat të ri mbi raportin e saj me Vedat Bajramin dhe tensionet e vërejtura gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova 1.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *