Hagë – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, katër të akuzuarit për krime lufte – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – dhanë fjalën e fundit para trupit gjykues.
Seanca u përqendrua në deklaratat përmbyllëse të të akuzuarve, të cilët mbrojtën qëndrimet e tyre lidhur me luftën në Kosovë dhe rolin e tyre gjatë asaj periudhe.
Pas përfundimit të seancës, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi. Ajo shkroi:
“4 çlirimtarë, 4 fjalime të fuqishme, 4 mësime historie. Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri. E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim”.
Deklarata e saj është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke nxitur reagime të ndryshme nga publiku. Procesi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve po vazhdon në Hagë dhe pritet vendimi i trupit gjykues në fazën përfundimtare të gjykimit.

Be First to Comment