Policia e Kosovës ka vënë sot në pranga katër persona për mashtrim në vlerë prej mbi 1,5 milion eurosh.
Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se të dyshuarit përmes falsifikimeve të dokumente personale të Serbisë dhe dokumente të tjera kanë arritur ta tjetërsojnë përmes një noteri pronën e ankuesit M.T. në sipërfaqe prej 36 ari, shkruan Insajderi.
Sinjali raporton se të dyshuarit janë Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku.
Ata dyshohet se kanë mashtruar blerësin H.M., duke marrë një shumë totale prej 1,578,180 eurosh.
Me urdhër të prokurorit, janë kryer kontrolle në pesë lokacione, ku janë sekuestruar 9 mijë euro si prova për procedurat e mëtejshme.
Të dyshuarit përballen me akuza për “mashtrim” (neni 323 i KPRK-së), “falsifikim dokumentesh” (neni 390 i KPRK-së) dhe “legalizim të përmbajtjes së rreme” (neni 395 i KPRK-së).
Ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Be First to Comment