Skip to content

Nga ndarja me Xhensilën te romanca e re: Bes Kallaku shfaqet i përqafuar me partneren

Pas divorcit të bujshëm nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku duket se ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në jetën e tij personale dhe sentimentale.

Aktori i humorit ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft i afërt dhe i përqafuar me partneren e tij të re, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen. Imazhi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, pasi për muaj me radhë jeta private e Besit ka qenë në qendër të spekulimeve.

Partnerja e tij quhet Ejona, emër që tashmë është bërë i njohur edhe përmes një gjesti simbolik të vetë aktorit. Bes Kallaku ka realizuar një tatuazh në trup me mbishkrimin: “Ejona 25.12.2025 – Trëndafil në kohë lufte”, një dedikim që sipas ndjekësve tregon rëndësinë e saj në jetën e tij dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë në një periudhë të vështirë.

Gjatë disa daljeve të fundit publike dhe koncerteve, aktori ka lënë të kuptohet se po përjeton një fazë më të qetë dhe pozitive. Në një prej tyre, ai është shprehur:

“Dua të falënderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më ktheu buzëqeshjen.”

Me këtë dalje të hapur, Bes Kallaku duket se ka lënë pas të shkuarën dhe po shijon një histori të re dashurie, të cilën këtë herë nuk ka zgjedhur ta mbajë më larg syrit të publikut.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *