Skip to content

“O Zot ma ruaj djalin” – Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin

Pas debatit të ashpër me Selina, banori Rogeri ka pasur një reagim tejet emocional, duke mos arritur t’i mbajë lotët gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Gjatë një momenti të ngarkuar emocionalisht, ai u shpreh se është prekur thellë pasi në debat i është përmendur djali i tij — një temë që duket se e ka goditur fort.

“Nuk përmendet djali ashtu. Mbaje djalin fort se jam i fort, ma puth djalin o zemër, kërkoj falje për çdo gjë, o Zot ma ruaj djalin. Jam mirë, jam mirë”, u shpreh Rogerti mes emocionesh.

Sipas zhvillimeve brenda lojës, tensionet mes tij dhe Selinës kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme dhe kanë vazhduar me replika të forta. Debati mes dy banorëve ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet nëse situata mes tyre do të qetësohet në ditët në vijim apo do të ketë përplasje të tjera brenda lojës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *