Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar për zgjatjen e afatit të aplikimit në kuadër të Thirrjes për Aplikim për pagesa direkte.
Sipas njoftimit zyrtar, afati i aplikimit është shtyrë deri më 27.02.2026, në ora 16:00.
Zgjatja e afatit është bërë pas kërkesave të fermerëve të adresuara në AZHB, me qëllim që t’u jepet më shumë kohë për kompletimin dhe dorëzimin e aplikacioneve.
Institucionet përkatëse u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve që ende nuk kanë aplikuar, ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri për të përfituar nga pagesat direkte.
Be First to Comment