Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili bëri të ditur se i riu është dërguar në gjendje shumë të rëndë në emergjencë, por pa shenja jete.
Sipas tij, rreth orës 22:20 në Shërbimin Emergjent të Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri është sjellë një person i aksidentuar, 31 vjeç, pa shenja jete.
“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 31 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të aksidentuarit”, ka deklaruar Fazliu.
Mësohet se stafi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë masa reanimatore si në vendin e ngjarjes ashtu edhe pas pranimit në spital, por pa arritur ta rikthejë në jetë të riun.
Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me mënyrën se si ka ndodhur përplasja apo nëse në aksident kanë qenë të përfshira edhe automjete të tjera.
Rasti ka tronditur familjarët dhe qytetarët e Mitrovicës, ndërsa pritet që organet e rendit të japin informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve.
I prefer this response

Be First to Comment