Finalistja e BBVK-së, Elijona, nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot pasi Dolce i rikujtoi një deklaratë të së kaluarës që lidhej me Ludon. Situata u tensionua kur kjo e fundit pretendoi se Elijona i kishte thënë atij “të ha”, një shprehje që u bë shkak për reagimin e fortë emocional të saj.
Mes lotëve, Elijona u përpoq të sqaronte situatën, duke theksuar se fjalët e saj kishin qenë në kuadër të lojës dhe jo me kuptimin që po interpretohej. “I kam thënë ‘të ha’ në lojë, ‘kom me ta honger shpirtin’,” u shpreh ajo, duke tentuar të sqarojë kontekstin e deklaratës.
Momenti preku atmosferën në shtëpi dhe ngjalli reagime edhe te banorët e tjerë, ndërsa publiku mbetet kureshtar për zhvillimet e radhës.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme.
Be First to Comment