Diskutimet rreth orientimit seksual të dy banorëve, Londrimi dhe Klod, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë.
Këtë herë në debat është përfshirë edhe banorja tjetër, Hygerta, e cila ka qenë pjesë e bisedave që po zhvillohen mes banorëve për këtë temë të ndjeshme.
Në anën tjetër, Suanita ka ngritur dyshime mbi afrimitetin e Londrimit me Aurora. Sipas saj, kjo afërsi mund të mos jetë spontane, por e menduar për të ndryshuar perceptimin që publiku ka krijuar për raportin e tij me Klodin.
Deklarata e Suanitës ka nxitur reagime dhe diskutime të mëtejshme mes banorëve, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar brenda shtëpisë. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen raportet mes tyre në vazhdim dhe nëse kjo çështje do të marrë përmasa edhe më të mëdha në ditët në vijim.
Be First to Comment