Skip to content

E gjendur pas muajsh kërkimesh – policia lokalizon 14-vjeçaren e zhdukur që nga nëntori 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur 14-vjeçaren, Alisiana Bekim Shala nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.

Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”.

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit.

Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *