Skip to content

Skandal në mes të ditës: Personi i afrohet dhe e sulmon Alaudin Hamitin (Video)

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, është përfshirë së fundmi në një incident fizik në Prishtinë.

Sipas materialeve të publikuara nga Indeksonline, moderatori dyshohet se është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Hamiti dëgjohet duke reaguar i habitur me fjalët: “A je ti normal, hej?”, ndërsa përpiqet të menaxhojë situatën. Nga pamjet shihet se ai largohet me shpejtësi nga personi në fjalë dhe më pas tenton ta regjistrojë ngjarjen me telefon.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet të shihet nëse moderatori do të bëjë një reagim publik lidhur me këtë rast.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *