Këngëtari i njohur Blero ka reaguar publikisht lidhur me sulmin fizik që i është bërë moderatorit Alaudin Hamiti.
Përmes një reagimi, ai e ka dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një akt të ulët dhe të papranueshëm. Sipas tij, dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje dhe cenon jo vetëm individin, por edhe shoqërinë në tërësi.
“Akterët publikë meritojnë respekt dhe siguri në ushtrimin e profesionit të tyre. Çdo formë dhune duhet të dënohet pa hezitim”, thuhet në reagimin e tij.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të trajtojnë rastin në përputhje me ligjin.

Be First to Comment