Skip to content

Pas tre vitesh martesë, çifti i njohur drejt divorcit

Aktorja amerikane Alexandra Daddario dhe producenti i filmit Andrew Form i kishin dhënë fund beqarisë në vitin 2022, në një ceremoni private martese që mori vëmendje të madhe mediatike.

Megjithatë, rreth tre vite pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, mediat rozë raportojnë se çifti ka vendosur t’i japë fund martesës dhe të nisë procedurat e divorcit. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me lajmet që po qarkullojnë.

Daddario dhe Form janë prindër të një djali, ndërsa mbetet e paqartë se si do të rregullohen çështjet e kujdestarisë pas ndarjes së tyre.

Çifti ishte shfaqur shpesh së bashku në ngjarje publike dhe në tapetin e kuq, duke u konsideruar si një nga çiftet më të komentuar në botën e showbiz-it amerikan.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *