Gjatë një vizite në Bor, presidenti i SerbiS, Aleksandar Vuçiq , u përball me reagime pasi një takim me qytetarë mori një kthesë të papritur dhe të rëndë emocionale.
Një banore lokale, Gordana Kariq, kërkoi fjalën për të folur për vështirësitë në sigurimin e ndihmës sociale për fëmijën e saj të sëmurë, i cili sipas saj ka kaluar disa operacione dhe vuan nga probleme me zemrën. Ajo deklaroi se prej nëntë muajsh nuk kishte marrë asnjë mbështetje nga institucionet.
Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë për rastin, presidenti foli për procedurat dhe kontrollet administrative të qendrave sociale, duke sugjeruar se mund të ekzistojnë pengesa ligjore që ndikojnë në pagesa. Edhe pse gruaja kërkoi që çështjet familjare të mos diskutoheshin në prani të fëmijës, ajo u nxit të shpjegonte situatën përpara të gjithëve.
Nën presion emocional, ajo shpërtheu në lot dhe tregoi se nuk ishte nëna biologjike e djalit, por halla e tij, pasi nëna e fëmijës kishte ndërruar jetë. Ajo shtoi se e ka rritur dhe kujdesur për të prej 13 vitesh, duke tentuar pa sukses ta bëjë prind ligjërisht.
Pas deklaratës, Vuçiq e cilësoi situatën si të ndërlikuar nga ana procedurale dhe premtoi se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje,duke thënë se gruaja, pavarësisht dokumenteve, është nënë për djalin sepse kujdeset për të.
Žena govori da ne može priča pred detetom.
Monstrum insistira da mu se kaže u čemu je problem.
Žena pred detetom otkriva da mu ona nije majka nego da je staratelj i da mu je majka preminula.PAKAO pic.twitter.com/YN5taNB3iP
— Суки (@doktorzakrave) February 20, 2026
Be First to Comment