Një tjetër ngjarje dramatike ka përfshirë sonte një djalë të ri në Tiranë, i dyti radhazi, pasi më herët një 27 vjeçar ndërroi jetë duke vrarë veten me armë zjarri.
Por ngjarja më e fundit është krim kundër personit pasi njerëz të panjohur qëlluam me thikë një djalë dhe u zhdukën në drejtim të paditur.
Zyrtarisht policia njofton se sonte rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat.
Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur.
Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Më herët sot ndodhën dhe dy ngjarje të tjera të rënda.
Në fillim, rreth pasdrekës u vra me armë të ftohtë, thikë, Egli Pashollari 31 vjeç, në një lokal në rrugën Kongresi i Lushnjës në Tiranë. Autori u zhduk në drejtim të paditur.
Pak minuta më pas u plagos me armë zjarri në një restorant, Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç. Edhe në këtë ngjarje autori u zhduk në drejtim të paditur.
Be First to Comment