Valdrin Sahiti ka reaguar ashpër ndaj Elijona pas debatit të fundit në shtëpi, i cili nisi nga deklarata e saj drejtuar Ludo Lee, ku ajo kishte thënë shprehjen “të kisha hangër”.
Gjatë diskutimit, Sahiti e kritikoi finalisten për tonin e lartë dhe mënyrën si po e menaxhonte situatën, duke theksuar se ngritja e zërit nuk e justifikon qëndrimin e saj dhe se viktimizimi nuk i jep të drejtë askujt të dominojë debatet.
“Mos bërtit, është veç një diskutim. Nuk të jep të drejt me ngrit zërin viktimizimi. Nëse të ka çu publiku në finale, kjo nuk të jep të drejtën me denigru çdo debat, të lutem. Unë jam në finale qe 23 vjet edhe nuk denigroj kështu”, u shpreh ai.
Deklarata e tij shkaktoi reagime në studio dhe në rrjet, duke e kthyer momentin në një nga përplasjet më të komentuara të spektaklit.
Ndiqni materialin për më shumë detaje.
Be First to Comment