Skip to content

Aksident me të vdekur në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 20:30, Policia ka pranuar informacion se në Bresje të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në aksident ishte i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori (mashkull) ka humbur jetën, dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e tragjedive të tilla.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *