Skip to content

Borë e lehtë sot, nga e hëna rriten temperaturat

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të pakta lokale bore, sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe paradite.

Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga -1°C minimalja deri në 7°C maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale, me më shumë kthjellime gjatë pasdites. Reshje të pakta bore priten vetëm në orët e mëngjesit.

Të hënën pritet mot më i ngrohtë, me diell dhe pa reshje, ndërsa të martën pasdite vonë mund të depërtojë një front i ftohtë me reshje kalimtare shiu dhe bore në zonat kodrinore-malore.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *