Skip to content

Dy yje, një foto dhe shumë pikëpyetje: a po vjen bashkëpunimi i madh?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pak ditë më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor, Çike çike, në të cilin një pjesë e tekstit interpretohet në gjuhën shqipe.

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptar, duke marrë reagime të shumta pozitive dhe duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Projekti u promovua fuqishëm edhe nga figura të njohura shqiptare, përveç vetë artistes që e ka mbështetur vazhdimisht online.

Së fundmi, ylli me origjinë nga Dibra publikoi një kolazh fotografish në rrjetet sociale, ku në një prej tyre shfaqet përkrah këngëtares Dhurata Dora, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga fansat.

“Ka qenë një javë shumë shumë e mirë dhe është falë jush njerëz”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se projekti i ri është pritur me shumë dashuri.

Vetëm brenda dy ditësh nga publikimi, kënga ka grumbulluar mbi 400 mijë shikime në platformën YouTube.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *